Libohovë, gati investimi 10 milionë lekë në rrjetin e ndriçimit rrugor
November 21, 2016
Pas rikonstruksionit të disa rrugëve të brendshme në Libohovë dhe fshatrat përreth, Bashkia Libohovë nis së shpejti një tjetër investim.
Rreth 10 milionë lekë të vjetra janë parashikuar për rikonstruksionin e rrjetit të ndriçimit rrugor të Libohovës.
#LibohovaOnline mëson se kontrata është lidhur rreth një javë më parë me fituesin e tenderit, kompaninë “A.91” në Sarandë.
Ndriçimi publik i rrugëve në Libohovë është një problem shqetësues për banorët.
Në mungesë të ndriçuesve, lëvizja gjatë orëve të natës kryhet me shumë vështirësi. Problematike gjendja, përveç se në qendër, është dhe në nëpër lagje.