Libohovë, kur respekti për të rënët në luftë përfundon kështu [FOTO]

02Rreth dy muaj më parë në Shqipëri u festua 70-vjetori i Çlirimit nga pushtuesi nazifashist. Me këtë rast u realizuan një sërë aktivitetesh e ngjarjesh përkujtimore pothuajse në të gjithë vendin. Po kështu, pati edhe investime kryesisht në rindërtim apo rikonstruksion të objekteve që lidhen me Luftën Nacional Çlirimtare. Por ndërkohë në Libohovë, kjo ngjarje e madhe u mjaftua vetëm me një ceremoni modeste në varrezat e dëshmorëve, ndërkohë që nuk u krye asnjë investim në objekte që lidhen me LANÇ-in. I tillë është edhe ky lapidar që shihni në foto.

Ndodhet pak metra poshtë kullës së sahatit të Libohovës. Është ngritur kohë më parë në përkujtim të tre partizanëvë të rënë në luftë. Para disa vitesh u spostua nga vendi më pranë rrugës, për këtu tek po e  shihni tani. Jo vetëm që ka mbetur si të thuash pa nam e pa nishan, një copë betoni e vjetër dhe e mënjanuar, por aty pranë dergjen pa të keq edhe pirgje plehrash të hedhura nga banorët e lagjes. © libohovaonline.com

01