Libohovë, ngrohja me dru zgjidhja më e preferuar nga qytetarët

ouuuuuSi pothuajse në të gjithë Shqipërinë, edhe në Libohvoë ngrohja me dru vijon të mbetet një nga alternativat më të mira, për të përballuar të ftohtin e dimrit. Të ngrohesh me energji elektrike, jo vetëm që kushton shtrenjtë, por llogarit që Libohova ka probleme të vazhdueshme gjatë dimrit me ndërprerjen e energjisë elektrike. Ndërkohë që duke filluar nga viti 2015, pritet të ketë një rritje të çmimit të energjisë dhe kjo e bën akoma më të pamundur të ngrohesh nëpërmjet saj. Kështu që lënda drusore mbetet forma më e leverdishme.

Kryesisht gushti dhe shtatori janë muajt kur shikon më së shumti në rrugët e Libohovës makina të ngarkuara me dru, të cilat blihen nga qytetarët dhe sistemohen për t’u përdorur diku nga fillimi i muajt nëntor e në vijim gjatë muajve të dimrit. 1 m3 dru shitet me një çmim që varion nga 25 në 30 mijë lekë të vjetra. Ato priten kryesisht në vendin e quajtur “Leftokare”, sipër fshatit Dhuvjan në Dropull, por edhe në zona të tjera.

Në çmim përfshihet edhe transporti deri te shtëpia. Zakonisht çmimi pëson rritje nëse drutë blihen në muajt e dimrit, kur vështirësia është edhe më e madhe për prerjen e tyre. Në përgjithësi janë subjekte të liçensuara ato që presin drutë në pyll, por nuk mungojnë as ndërhyrjet pa një leje përkatëse. 

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!