Libohovë, PD nis organizimin e forumit rinor

tmp_20963-FB_IMG_1455065363162-151850243Pas zgjedhjes së kreut të forumit rinor në fillim të muajit dhjetor, Partia Demokratike ka nisur me rifreskimin e strukturave të këtij forumi edhe në nivel lokal.

Procesi po ecën paralelisht me anëtarësimet e reja në FRPD. Sa i përket seksionit të FRPD në Libohovë së fundi është caktuar kryetar Fatjon Ruçi dhe sekretar Gresild Hunda. Prezantimi i tyre është bërë në një mbledhje mes anëtarëve të këtij forumi në një nga lokalet e Libohovës.

Zgjedhja e strukturave të reja të FRPD Gjirokastër do të vazhdojë edhe në zona të tjera të rrethit. Në zgjedhjet e fundit lokale Partia Demokratike fitoi vetëm Bashkinë Dropull dhe Përmet në qarkun e Gjirokastrës.