Libohovë, përkujtohen të rënët e vitit ’44 në ‘Loçan’

27 burrat dhe djemtë e rënë në përplasjen e armatosur mes forcave komuniste dhe balliste më 17 shkurt 1944 janë përkujtuar sot nga Bashkia Libohovë. Nëpunës të bashkisë dhe qytetarë të tjerë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule te lapidari në lagjen ‘Loçan’.

‘Ndonëse për kohën kishin zgjedhur të ishin në kampe të ndryshme, meriton nderim kushdo që luftoi për çlirimin e Libohovës’, thuhet në faqen e Bashkisë Libohovë teksa publikohen edhe foto nga homazhet.