Libohovë, PS feston 26 vjetorin e themelimit, Kumbaro: Mos e çoni votën dëm për partitë e tjera (FOTO)

26 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste është festuar sonte edhe në Libohovë nga simpatizantë dhe përkrahës të kësaj partie.

Në takimin festiv të organizuar me këtë rast merrte pjesës edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që është njëkohësisht edhe kandidate për deputete e PS-së në qarkun Gjirokastër.

Gjatë fjalës së saj Kumbaro i kërkoi mbështetje me votë për PS-në në 25 qershor, për të vijuar më tej me investimet në Libohovë, Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë.

Sipas saj, PS mbetet forca më e madhe në Shqipëri dhe që ka treguar se di të bëj shtet dhe të çojë përpara zhvillimin e vendit.

/Libohova Online/