Libohovë, rrëshqitje dheu në rrugën drejt “Çuprelit”

 Libohovë, rrëshqitje dheu në rrugën drejt “Çuprelit”

cupreli okReshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin e brendshëm rrugor të Libohovës.

Gjatë natës ka pasur rrëshqitje dherash në rrugën që të çon në lagjen “Çuprel”, duke bllokuar kështu lëvijzen normale të automjeteve dhe këmbësorëve.

Përmes një fadrome të vendosur nga Bashkia Libohovë është bërë i mundur pastrimi i rrugës nga dherat dhe gurët.

Ky segment rrugor paraqet vazhdimisht probleme, për  shkak se ndodhet në një zonë që prej vitesh është prekur nga erozioni, aq sa janë rrezikuar herë pas here dhe disa shtëpi.   

cupreli ok

Libohova Online