Libohovë, trupa e teatrit të Gjirokastrës vë në skenë shfaqje për fëmijët

3f937bf7-5fea-486f-abf2-49426afdcbc3Trupa e tatrit të Gjiokastrës “Zihni Sako” ishte sot në Libohov, ku vuri ne skenë një shfaqe për fëmijë të kopshtit dhe klasave të para.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, kryebashkiakja e Libohovës Luiza Mandi falenderon trupën e aktorëve dhe shpreh angazhimin për vijim të bashkëpunimit me ta edhe në ardhmen.

Më poshtë postimi i plotë i Mandit:

“Në vijim të bashkëpunimit të mirë me teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër, sot aktorë të këtij teatri ishin në Libohovë për të vënë në skenë shfaqjen e radhës. Kësaj here interpretimi i tyre shkonte për fëmijët, të cilët e ndoqën plot kërshëri dhe emocion pjesën teatrale. Gjej edhe njëherë rastin të falenderoj trupën e aktorëve, si dhe t’i garantoj që Bashkia Libohovë do të vijojë bashkëpunimin me ta edhe për shfaqje të tjera në të ardhmen. Unë besoj se fëmijet duhet të jetojnë me artin dhe kulturën, njësoj si ne të rriturit. Edukimi i mirë i tyre kalon edhe përmes skenave të artit. Fëmijët kanë nevojë të marrin emocione nëpërmjet këtyre sallave dhe jo në çdo rast përmes teknologjisë. Prandaj unë si kryebashkiake do të krijoj të gjitha lehtësitë për për të pasur sa më shumë aktivitete të tilla. Falenderime edhe për edukatoret dhe mësueset që ndihmuan në këtë organizim”, shkruan Mandi.

|Libohova Online|

cd2e94f5-a4b9-4dd7-b34a-9370b4016924a99d829e-fc6f-490e-bbeb-854ea8fadde6