Libohovë, zbulohet kanabis në Bulo, arrestohet 56-vjeçari

Evidentohet një tjetër rast i kultivitimit të lëndëve narkotike në Gjirokastër. Policia njofton se u bë arrestimi i shtetasit: Astrit Velaj, 56 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Por policia nuk bën me dije numrin e bimëve narkotike të kapura.