Libohovë, zjarr në familjen Bilibashi

tmp_1609-screenshot_2016-12-03-00-13-39-271787560Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sonte në Libohovë rreth orës 22:30 pranë banesës së Hibe Bilibashit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Teqe Mëhallë”. Flakët përfshinë kasollen dhe haurin pranë shtëpisë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Shkaqet e zjarrin nuk dihen ende.

Dyshohet nga pakujdesia, por nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet proceduariale.

|Libohova Online|