Liga e Kampionëve, supersfidat e radhës

 Liga e Kampionëve, supersfidat e radhës

Uefa-Champions-League-620x330-610x330Do të zhvillohen sot në mbrëmje takimet e rradhës në UEFA Champions League. PSG pas suksesit 2-1 në “Parc de Prince” përballë Chelsea-t, do të kërkojë të mbrojë avantazhin në “Stamford Bridge”. Trajneri i francezëve Laurent Blanc ka ende dilema në lidhje me gjëndjen e Verratit dhe Matuidis, megjithëse pritet që të dy mesfushorët të zbresin në fushë, aty ku pritet ti bashkohen Tiago Motës, ndërsa sulmi i Parizienëve me shumë gjasa do të formohet nga treshja Di Maria, Zlatan Ibrahimovic dhe Lucas Moura, me Cavanin që do ta nisë nga stoli, panvarësisht se ishte njeriu i fitores në sfidën e parë.

Ndërkohë që Gus Hiddink nuk do të ketë të disponueshëm kapitenin John Terry, i cili i është bashkuar në infermieri Zoumas dhe Falcaos. Në këtë mënyrë nën skemën e 4-2-3-1 tekniku holandez pritet të  rreshtojë në mesfushë Fabregas dhe Mikel, me Hazard , Oscar dhe Willian që do të vendosen pas krahëve të Diego Costës. Një sfidë që pritet të dhurojë emocione, kur kujtojmë që është sezonit i 3-të rradhazi në Champions që këto dy skuadra përballen në fazën me eliminim direkt, edicionin e shkuar një gol i Thiago Silvës në shtesë i dha kualfikimin kampionëve të Francës.

Gjithçka e hapur edhe në çiftin tjetër Zenit-Benfica. Në takimin e parë triumfuan portugezët me shifrat 1-0, falë një goli të Jonas, por asgjë nuk ka përfunduar. Të dyja skuadrat janë në emergjencë përsa i përket dëmtimeve dhe pezullimeve. Për rusët do të mungojnë Faizulin, portiere Malafeev, Rayzancev, ndërsa Domenico Criscito dhe Garci janë të skualifkuar. Nuk është më mirë situata as tek shqiponjat. Lopez , Luisao, Fejsa dhe Santos nuk janë të gatshëm fizikisht, kurse Jardel dhe Andre Almeida janë të pezulluar. Një sfidë e barabartë në të gjitha sektoret./ora

Libohova Online