Ligji i dekriminalizimit, këshilltarët e Libohovës refuzojnë të çojnë dorazi në KQZ formularin e vetëdeklarimit

 Ligji i dekriminalizimit, këshilltarët e Libohovës refuzojnë të çojnë dorazi në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Keshilli bashkiak libohoveKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë institucioneve publike, në mënyrë që personat e emëruar ose të zgjedhur në postet publike, të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ose e thënë ndryshe, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Krahas deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve, detyrimin për ta plotësuar këtë formular e kanë edhe këshilltarët bashkiakë. KQZ kërkon që forumulari i plotësuar të dorëzohet personalisht nga çdo këshilltar pranë këtij institucioni.

“Formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Afati përfundimtar për dorëzim është data 4 Maj 2016”, thuhet në shkresën e KQZ-së.

Deri më tani në radhët e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Libohovës pati refuzime për ta paraqitur dorazi në KQZ formularin e plotësuar, kjo edhe për shkak të shpenzimeve që ka vajtja në Tiranë, ndërkohë që pagesa e tyre mujore për këtë funksion është rreth 8 mijë lekë të reja në muaj. Duket disi e pakuptimtë ose ndoshta e tepërt që një formular i tillë duhet paraqitur dorazi në KQZ dhe jo me postë. Megjithatë pritet që brenda datës 4 maj të gjendet një zgjidhje edhe për këtë cështje. 

|Libohova Online|

13077156_1392261757466560_1379119697_n

 

Libohova Online