Ligji i iri, s’ka shërbime për emigrantët nëse nuk regjistrohen

pasaportaProcesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë pritet të shoqërohet nga sanksione për ata që nuk bëhen pjesë e tij. Ligji i depozituar në Kuvend parashikon detyrimin për të bërë regjistrimin fillestar të adresës brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nëse nuk bëhet deklarimi, atëhere emigrantëve shqiptarë do t’u refuzohen shërbimet në konsullata. Refuzimi i ofrimit të shërbimeve nga konsullatat shqiptare për emigrantët zgjat deri në momentin kur plotësohet detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e adresës së banimit.

Qeveria ka zyrtarizuar me projektligj procesin e njoftuar në fund të vitit 2015 për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë. Ky proces pritet të mundësojë jo vetëm zbatimin e së drejtës së votës nga emigrantët në zgjedhjet e ardhshme por edhe ofrimin e mundësisë së përfitimit të shërbimeve të shtetit shqiptar, pa pasur detyrimin e paraqitjes fizike nëpër konsullata.

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në emigrim është ende një e dhënë e pakonfirmuar zyrtarisht.