Ligji i plehrave, emrat e deputetëve shkruhen edhe në koshat e Gjirokastrës (FOTO)

14448879_1177407585663654_6439345328121766960_nThirrjes së Ben Blushit në Kuvend për të shkrur në koshat e plehrave emrat e deputetëve që do të votonin ligjin për importin e plehrave i janë përgjigjur edhe në Gjirokastër.

Në shumë prej koshave të qytetit ishin shkruar emrat e deputetëve të majtë. Aksioni është kryer nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në kosha ishin edhe emrat e Vangjel Tavos, Ilir Metes e Arben Ahmetajt, ndonëse këta të fundit nuk figurojnë në listën e atyre që votuan ligjin për importin e plehrave.

Duke qenë se emrat u shkruan nga të rinjtë e FRPD, afërmendsh nëpër kosha nuk ishte shënuar asnjë emër i deputetëve të opozitës, ndonëse shumë prej tyre votuan pro importit të plehrave në vitin 2013 kur në pushtet ishte PD.

14485046_1177410022330077_7219017168760817323_n14484851_1177408312330248_8938552948584877945_n14479736_1177407128997033_2035733668696444011_n14470539_1177408158996930_9172607486362366961_n14463252_1177407302330349_2958216422679192043_n14462964_1177406838997062_1261414537790562701_n14448879_1177407585663654_6439345328121766960_n14433186_1177408208996925_7729889683450537987_n14364876_1177408928996853_4463601305943763003_n