Ligji i ri, furgonat dalin jashtë qarkullimit. Lejohen vetëm për përdorim brenda bashkive

furgoniFurgonat do të dalin nga qarkullimi dhe nuk do të përdoren më për transportin ndërqytetas.

Kjo, pasi Kuvendi miratoi te enjten ligjin e ri për transportin publik.

Sipas këtij ligji, furgonat do të përdoren vetëm për transport brenda bashkive.

Tashmë do te ketë vetëm autobusa, të cilët pritet të shtohen në numër, por edhe në cilësi.

Ligji i ri parashikon krijimin e terminaleve dhe madje parashikon që çdo tre vjet, ministria përkatëse do të përcaktojë linjat dhe po ashtu edhe oraret e udhëtimit të këtyre autobusëve.

“Krijimi i këtyre shoqërive do të krijojë mundësinë e krijimit të flotave të transportit dhe ky është një kusht dhe predispozitë e rëndësishme e kësaj reforme.

Me qëllim që të kemi një kalendar për rinovimin e flotës dhe brenda 5-6 viteve, sistemi ynë i transportit të ketë mjete të standardizuara dhe të sigurta që ofrojnë shërbimin që meritojnë qytetarët shqiptarë”, tha ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, gjatë seancës së djeshme parlamentare.

“Mos kini merak se asnjë operator nuk parashikohet të dalë nga tregu, të gjithë operatorët janë parashikuar të futen në shoqëri bashkiake, si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kanë investuar”, tha më tej ai.

Furgonët pritet të dalin jashtë qarkullimit brenda gjashtë muajve.