Ligji i ri, kryetar bashkie jo më shumë se 2 mandate. Hiqet pagesa për këshilltarët

Man-In-Chair-Silhouette-psd9845Krerët e bashkive nuk do të mund të mbajnë më shumë se sa 2 herë radhazi  këtë detyrë, sipas ligjit të ri të  pushtetit vendor, duke kthyer kështu në ligj, një vullnet politik të shprehur veçanërisht në zgjedhjet e fundit vendore nga kryeministri Edi Rama.  Drafti, që pritet të disktohet së shpejti në Kuvend parashikon edhe heqjen e pagesave për këshilltarët bashkiake, dhe përjashtimin nga taksat për disa kategori të caktuara apo grupe në nevojë.

Vullneti politik i kryeministrit për të kufizar numrin e mandateve të  krerëve të bashkive, së shpejti do të kthehet në ligj.

Projektligji për pushtetin vendor propozon në nenin  59 të tij se kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe ushtrojë vetëm 2 mandate, me të drejtë rizgjedhje. Ezaurimi i 2 mandateve radhazi, nuk do lejojë rikandidimin për një të tretë, por lejohet rikandidimi vetëm pas kalimit të një mandate në stol.

Po ashtu, në projekligj parashikohet heqja e pageses per këshilltaret bashkiak dhe rimbursimi i shpenzimeve te kryera për pjesëmarrjen në mbledhje. Ky ndryshim, thuhet në relacion, është në përputhje me përcaktimet e kartës evropiane të qeverisjes vendore.

Drafti prej 97 nenesh, sjell risi edhe në vjeljen e taksave nga Bashkitë. Në nenin 35, përcaktohet se bashkitë mund të krijojnë të ardhura edhe nga taksat vendor mbi të ardhurat vetjkake të krijuar nga dhuratat, trashëgimi, testament apo llotari vendore.
Po ashtu, Bashkitë kanë të drejtë të përjashtojnë nga pagimi i taksës, kategori të caktara apo grupe në nevoje në përputhje me ligjin përkatës. Ligji i ri i pushtetit vendor vjen si nevojë e ndarjes së re adminstrativo territoraile dhe pritet të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm.