Ligji i ri për minoritetin, Bushati e Kumbaro takim në Dervician (FOTO)

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati po zhvillon një takim me banorë të fshatit Dervician në Dropull.

Ai po prezanton para tyre ligjin e ri të pakicave kombëtare të miratuara në Kuvend pak javë më parë.

Bashkë me Bushatin në takim është edhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro si dhe zv.ministrja e Jashtme, Artemis Dralo.

Sipas Bushatit ligji i ri për minoritetet është një hap përpara i Shqipërisë për trajtimin e pakicave kombëtare. Ai është një ligj shumë i avancuar dhe që i jep minoritetit më shumë të drejta se më parë.

Sa i përket Bashkisë Dropull, me ligjin e ri, gjuha greke bëhet gjuhë e dytë zyrtare në këtë njësi. Më poshtë foto nga takimi.

©ArgjiroLajm.net