Lindita Rova: Emërimet në arsim i bëj unë, jo kryetarët e bashkive

Lindita Rova, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Gjirokastër ka sqaruar sot ndryshimet në projektligjin e ri të arsimit parauniversitar.

Në një invervistë për televizionin publik  Gjirokastra ajo thotë se në projektligj emërimet e drejtuesve të rinj të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme prej vitit shkollor 2017-2018 do të bëhen njësoj, vetëm përmes Drejtorive Arsimore dhe jo përmes Bashkive, sikundër është raportuar së fundi në disa media.

Rova tha gjithashtu se kryebashkiakët do të kenë kompetencë vetëm emërimet e drejtorëve të institucioneve parashkollore, apo siç njihen ndryshe kopshteve, por jo të shkollave.

/Libohova Online/