Lista e Gjirokastrës, tre të mërziturit me Ramën

Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, ka edhe njerëz ndoshta të qejfmbetur me kryetarin Edi Rama, i cili miratoi këto lista.

Një prej tyre është me siguri ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, aktualisht në postin e Prefektit. Bime shpresonte që Rama ta bënte pjesë të listës, por kjo nuk ndodhi. Rama ia besoi vendin e tretë në listë mjekut të njohur Flamur Golemi.

I qejfmbeturi tjetër në radhët e socialistëve është Dasho Kamberi, i cili deri më tani ka qenë deputet i Tepelenës.

Pavarësisht përpjekjeve për të qenë sërish në listë, as ai nuk arriti dot. I fundit i qejfmbetur me Ramën sa i përket listës së Gjirokastër, është deputeti i Përmetit, Vladimir Kosta.

As ky i fundit nuk është më në listat për deputetë. Në total Rama ka lënë jashtë listave 19 deputetë nga grupi aktual i PS-së.

/ArgjiroLajm.net/