Lista e profesioneve që tradhtojnë në shumë

screenshot_1-9-780x439Vendet moderne të punës janë të mbushura me drama, thashetheme dhe afera të zemrës. Prandaj, një anketim i ri ka kërkuar nga 5,658 gra të tregojnë për profesionet më kurorëshkelëse. Në fillim të listës gjenden personat e punësuar në banka dhe shitblerësit e aksioneve. Këto janë profesionet ku partnerët tradhtojnë më së shumti, sipas renditjes:

– Profesionet financiare (personat e punësuar në banka, shitblerësit e aksioneve, analistat etj.)

– Profesioni i aviacionit (pilotët, stjuardesat etj.)

– Profesioni i shëndetësisë (doktorët dhe infermieret)

– Bizneset (drejtorët, menaxherët dhe sekretaret)

– Sportistët (atletët, trajnerët etj.)

– Artistët (këngëtarët, modelet, aktorët, fotografët etj.)

– Industria e jetës së natës (DJ-ët, vallëzuesit dhe kamerierët)

– Personat e profesionit ligjor (avokatët, sekretaret, gjyqtarët, prokurorët etj.)

– Profesioni i komunikimit (gazetarët, zyrtarët e marrëdhënieve publike etj.)

/Telegrafi/