Lista e PS për Gjirokastrën, uron Luiza Mandi: Ekip fantastik, sfidë që fitohet!

Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, një mesazh urimi ka ardhur edhe nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Ajo vlerëson listën dhe thotë se kjo përpjekje e re do të rezultoi e suksesshme për PS-në.

“Bledi, Mirela, Flamuri, Laerti dhe Artemisa. Ekipi fantastik që Partia Socialiste i beson listën e kandidatëve për deputetë në qarkun Gjirokastër. Shpreh urimet më të mira për secilin prej tyre dhe mbështetje për kurorëzimin me sukses të kësaj sfide të re, që në fakt është sfida për Shqipërinë që duam. Forca! “, shkruan Mandi në faqen e saj në Facebook.