Lorik Cana zyrtarizon sot kalimin te klubi i ri

cana-300x164Është gjithçka e përfunduar dhe mungon vetëm firma e lojtarit.

Kështu janë shprehur sot drejtuesit e Nantes në Francë lidhur me kalimin e Lorik Canës në ekipin francez.

Pasditen e sotme Cana pritet të hedhë firmën që e rikthen në Francë pas shumë vitesh që prej largimit të tij nga Marseja.

Cana largohet kështu nga Lacio me të cilën megjithëse militoi për disa vita asnjëherë nuk u shndërrua në titullar fiks.