Lotaria Amerikane, lajm i mirë nga ambasada e SHBA, shtohet numri i të përzgjedhurve
Ambasada amerikane në Tiranë njofton se për programin e Lotarisë Amerikane DV-2017 janë shtuar përzgjedhës të rinj, prandaj u bën thirrje atyre që kanë aplikuar të hyjnë sërish të kontrollojnë statusin e tyre nëse kanë rezultuar fitues apo jo.
Më poshtë njoftimi i plotë i ambasadës.
Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë. Për më shumë lexoni këtu: