Lotaria e Kuponave Tatimorë, shpallen 6 fitues nga Gjirokastra
Në shorteun e hedhur mbrëmë u shpallën 511 fituesit e parë të Lotarisë së Kuponëve Tatimorë. Cmimi i parë prej 1 milion lekë të reja shkoi për Valbona Lleshin nga Shkodra.
Për cmimin e dytë u shpallën 10 fitues të cilët përfituan nga 100 mijë lekë secili. Sa i përket Gjirokastrës u shpallën fitues në kategoritë e treta dhe të katërta vetëm 6 persona. Më poshtë mund të shihni kodet e tyre të aplikimit dhe numrin e kuponave të dorëzuar. Cmimi për këto kategori është përkatësisht 15 mijë lekë për kategorinë e tretë dhe 10 mijë lekë për kategorinë e katërt. Nga Gjirokastra kishin aplikuar për Lotarinë e Kuponave Tatimorë rreth 230 persona.
Por debatet dhe dyshimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, pasi në listën e fituesve të shpallur publikisht rezulton të ketë edhe nga ata që kanë dorëzuar vetëm 2 kupona tatimorë. Ndërkohë që kriter për aplikim ishte të dorëzoje minimalisht 50 kuponë.