LSI nuk ndal sulmet ndaj policisë, Vangjel Tavo: Jugu është gjelbëruar me kanabis
Nga qytet i Gjirokastrës, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, duke thënë se drejtuesit janë pozicionuar politikisht dhe kanë harruar misionin e tyre.
“Drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht. Tahiri t’u mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. Këta drejtues janë duke dëmtuar LSI-në. I kam kërkuar Tahirit largimin e këtyre drejtuesve, pasi Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Disa drejtues policie bashkëpunojnë me trafikantët”, mësohet të jetë shprehur Tavo.
Ndërkohë që prej disa ditës replika dhe reagime në distancë janë duke u zhvilluar brenda koalicionit të majtë, teksa sot Edi Rama publikoi renditjen e një anketimi të Komisionit Evropian, ku policia e shtetit renditet i pari institucion ku qytetarët kishin besim, ndërsa gjyqësori i fundit.