Lufta me kanabisin, policia “merr” Tepelenën me ndihmën e italianëve (FOTO)

Policia ka asgjësuar rreth 14 mijë rrënjë kanabis në zonën e Tepelenës, pas një operacioni të koordinuar me informacionet e dhëna nga Guardia Di Financa, që ka monitoruar nga ajri fshatrat malore ku kultivohej droga.
 
Nga ky operacion u evidentuan 6 parcela ku u asgjësuan rreth 14.000 bimëve narkotike, në kodrat e fshatit Kalivaç, Njësia Administrative Krahës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia përmes një njoftimi, si dhe shpërndan foto nga aksioni.