“Lufta” PS-LSI në Gjirokastër, Laert Duraj: Qeverisja me koalicion nuk është zgjidhje. Votë vetëm për PS-në

“Qeverisja me koalicione mund të sigurojë stabilitet, por jo ritmin e duhur të zhvillimit”.

Kështu shprehet kandidati për deputet i PS-së në Tepelenë e Memaliaj, Laert Duraj, duke “thumbuar” sërish LSI-në dhe riafirmuar qëllimin e socialistëve për të dalë forcë e parë në këto zgjedhje me mbi 71 vota që i duhen për qeverinë.

“Tani, për herë të parë në historinë tonë moderne ekziston mundësia reale qe vendi të qeveriset pa justifikimet e aleancave dhe kushtëzimeve që ato mbartin. Është fat për Shqipërinë që Partia Socialiste mund t’ia sigurojë këtë qeverisje. Prandaj, një votë plebishitare në 25 qershor për Partinë Socialiste dhe liderin e saj vizionar, Edi Rama, është mënyra e vetme që ky shans historik të mos humbasë”, shkruan Duraj në një postim në faqen e tij në Facebook.

Një ditë më parë kandiatët për deputetë të Partisë Socialiste patën një darkë informale me kryetarin Edi Rama, i cili i komunikoi marrëveshjen e arritur me PD-në dhe raportin që do të kenë me LSI-në këtej e tutje.

/ArgjiroLajm.net/