Lufta vëllavrasëse në Libohovë, përkujtohen të rënët në “Loçan” (FOTO)
February 17, 2017
Të rënët në atë që njihet si lufta vëllavrasësë në Libohovë në vitin 1944 janë përkujtuar sot përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia.
“Sot në lagjen “Loçan” përkujtuam të rënët në përplasjen e armatosur mes forcave komuniste dhe balliste më 17 shkurt 1944 në Libohovë. Përfaqësues të Bashkisë Libohovë, qytetarë dhe familjarë të të rënëve vendosën kurora me lule në lapidarin që përkujton këtë ngjarje të përgjakshme dhe bënë homazhe për 27 burrat dhe djemtë libohovitë që u vranë brenda një nate. Mirënjohje për kontributin e tyre dhe qofshin të paharruar”, thuhet në një njoftim të Bashkisë Libohovë në faqen në Facebook.