Luftëtari barazon në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Gjirokastër
September 23, 2017
Luftëtari dhe Vllaznia janë ndarë në një barazim 0-0 në Gjirokastër, në një duel i cili ka dhuruar shumë pak emocione.
Dueli është mbizotëruar nga frika për të mos pësuar nga të dy skuadrat të cilat e kishin më shumë mendjen për t’u mbrojtur sesa për të shënuar.
Në pjesën e parë, pavarësisht mbajtjes së topit nga Luftëtari, rastet më të mira i krijoi Vllaznia që goditi traversën me Pjeshkën.
Ndërsa në pjesën e dytë, ishte Luftëtari më ngulmues, por pa dalë thuajse asnjëherë para portës së Selimajt.