Luftëtari fiton me Kukësin, tifozët tallen me kryetaren e LSI-së: Thuaj mami Monës, po sot kush i pastroi lekët… (FOTO)

Luftëtari është hakmarrë për humbjen në shtëpi në fazën e parë përballë Kuëksit duke marrë tri pikët në fushën e verlindorëve. Gjiroakstërit kanë siguruar fitoren sot në trasnfertë falë golave të Abazajt e Rrocës në një ndeshje ku ndoshta Kukësi meritonte më shumë pasi sulmoi gjatë gjithë pjesës së parë por e mbylli atë në disavantazh.

Një penallti e diskutuesheme rihapi ndeshjen pas ekzekutimit të Bakajt, por Kukësi nuk arriti të barazonte, i ndalur edhe nga shtylla në momentet e fundit. Ndërkohë tifozët e Luftëtarit kanë ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, e cila mbrëmë deklaroi se ekipi gjirokastrit nuk e fitoi me meritë ndeshjen ndaj Partizanit, por se ky i fundit e lëshoi ngaqë pastron paratë e Edi Ramës. Shihni foton më poshtë që tifozët e Luftëtarit kanë publikuar në Facebook pas pas ndeshjes me Kukësin.