Luftëtari gjen më në fund fitoren, mund Lushnjën në Gjirokastër
November 4, 2017
E treta e vërteta. Hasan Lika më në fund gjen fitoren e parë nën drejtimin e Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite ka fituar me lehtësi 2-0 ndaj Lushnjës, në një duel të dominuar prej tyre. Vendasit kanë shfrytëzuar klasin e lojtarëve të tyre në sulm për të zgjidhur sfidën.
Roca shënoi golin e avantazhit që në minutën e 2-të pas një përgjumje të mbrojtjes së Lushnjës. Më pas miqtë përpiqen që të reagojnë, por rastet e tyre nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.
Në minutën e 73-të, Rapo realizon golin e dytë, pas një goditje fantastike të Bregut, që u prit nga Spaho. Në këtë mënyrë Hysen Dedja e nis me humbje aventurën te Lushnja, skuadër në të cilën është rikthyer pas 16 vitesh. Luftëtari ngjitet në vendin e 7-të me 8 pikë.