Luftëtari i zhytur në krizë, humbet përballë Vllaznisë. Tifozët kërkojnë largimin e drejtorit teknik
Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi, duke mundur gjirokastritët me dygolëshin e kapitenit Gilman Lika. Mesfushori shënoi pas 8 minutash, por Bregu ktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Luftëtarin, që rrezikoi disa herë, por në fund ka triumfuar Vllaznia, pasi Lika ka shënuar golin e dytë. Vllaznia ngjitet në kuotën e 12 pikëve.
Humbja e sotme ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1 ka revoltuar jashtë mase tifozët e Luftëtarit të cilët kërkojnë largimin e drejtorit teknik Vangjel Cavo, i cili është sipas tyre përgjegjësi kryesor i merkatos së dështuar në këtë sezon. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” tifogrupi “Shqiponjat Bluzi 2011” kanë shkruar:
FT Vllaznia – Luftetari 2-1. Vazhdojme renien e lire ku eshte drejtori teknik ?? Pse nuk mban pergjegjesi per situaten per lojtaret anonin qe solli ???
#VangjelCavo #LARGOHU