Luftëtari i zhytur në krizë, mezi merr një pikë në Gjirokastër kundër Laçit
November 20, 2017
U mbyll një barazim 1-1 sfida e luajtur në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Laçit. Një rezultat që i shkon më shumë për shtat skuadrës kurbinase. Kristal Abazaj kaloi në avantazh Luftëtarin në minutën e 3-të.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vëndasve. Në të dytë skuadrat prodhuan volum loje duke krijuar disa raste të pastra shënimi, ku portierët Ruçi dhe Selmani treguan reflekset duke shmangur gola të sigurt.
Në minutën e 89-të mbrojtësi Gjoni goditi saktë me kokë nga brenda zonës duke barazuar shifrat. Me pikën e marrë sot në transfertë Laçi konfirmohet si një kockë e fortë duke u ngjitur në kuotën e 15-të pikëve, ndërsa Luftëtari futet zyrtarisht në krizë me vetëm 9 pikë në 11 javë.