Luftëtari mbetet pa stadium, ndeshjet brenda do t’i luajë në Ballsh

stadiumi gjirokastraMe nisjen e superligës ekipi i futbollit Luftëtari nuk do t’i luajë ndeshjet brenda në stadiumin  “Gjirokastra”.

Ky i fundit po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë që nga dhomat e zhveshjes e deri në tribuna, për të qenë brenda parametrave të kërkuara nga FSHF-ja.

Drejtuesit e klubit Luftëtari kanë arritur një marrëveshje me mallakastriotët për t’i luajtur ndeshjet brenda në stadiumin “Adush Muçaj” të Ballshit, derisa të përfundojë stadiumi në Gjirokastër.

Luftëtari rikthehet në ligën superiore këtë vit pas disa sezonesh rresht në kategorinë e parë.

Ekipi i është besuar një trajneri serb.

|Libohova Online|