Luftëtari mbyll merkaton, këta janë futbollistët e rinj që bëhen pjesë e ekipit
Drejtuesit e Luftëtarit kanë bërë një merkato të zgjuar tani në janar. Pavarësisht shitjes së Bregut dhe Abazajt, ata ia arritën qëllimit t’i mbajnë deri në fund të sezonit këta dy lojtarë. Po ashtu, afrimet janë vërtet nga më cilësoret dhe ekipi i trajnerit Lika pritet të jetë më kompetitiv në vazhdim të kampionatit.
Mbrojtësit Jakovljeviç, Xhekson Ferreira dhe Marko Aurelio, sulmuesi Vasil Shkurtaj, të rinjtë Bocaj, Minga e Balla dhe së fundi portieri grek, Kristos Athanopulos, i ardhur nga Trikalla, e kompletojnë Luftëtarin për gjysmën e dytë të sezonit. Mbrojtja dhe sulmi tani kanë më shumë alternativa. Për mesfushën është huazuar nga Flamurtari Alesio Hyseni.
Merkatoja mund të quhet e mbyllur dhe grupi është i plotë, ndërkohë që përveç të ikurve gjatë 2017-ës, kanë lënë ekipin gjirokastrit vetëm Zguro nga titullarët dhe të rinjtë Zogaj e Brahimaj.