Luftëtari mundet nga Teuta, por në Gjirokastër kishte ‘festival’ golash
November 15, 2017
Është mbyllur me fitoren 2-3 të durrsakëve sfida e parë e javës së 10-të mes Luftëtarit dhe Teutës. Një ndeshje me mjaft emocionuese ku nuk munguan golat dhe rastet e diskutuara.
Pavarësisht se Luftëtari tregoi një superioritet në lojë, Teuta u tregua cinike duke arritur të marrë një fitore të artë, e cila i kishte munguar që në javën e dytë të kampionatit.
Dediç dhe Amadu Latif ishin autorët e golave për Teutën. Mesfushori kroat realizoi dopietë në sfidën e sotme. Golin e parë e shënoi nga goditja e dënimit, ndërsa të dytin me 11 metërsh.