Luftëtari në Superiore, futbollistët “harrojnë” tifozët falenderojnë…LSI-në dhe Tavon

tmp_30566-20160514_2348381640838453Pasditen e sotme në orën 17:00 u zhvillua ndeshja Luftëtari-Apolonia, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit në Kategorinë e Parë. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të gjirokastriteve.

Ekipi i Luftëtarit ka festuar ngjitjen në kategorinë superiore ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht fitores dhe ngjitjes në Superligë, tifozët e Luftëtarit ndihen të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga ekipi, jo për nivelin e lojës, por për sjelljen e lojtarëve.

Siç raportohet, futbollistët gjirokastrite janë treguar mosmirënjohës me tifozët e ekipit, “Shqiponjat Blu Zi” që i kanë ndjekur dhe mbështetur në çdo moment. Në momentin që ka përfunduar festa dhe për gjirokastritet ka filluar festa, lojtarët kanë falënderuar Vangjel Tavon e LSI-së.

Ky veprim tregon se ku është katandisur futbolli shqiptar, në të cilin politika nuk mund të rrijë pa futur hundët. Pra morali i fabulës është : “Me LSI-në ecim përpara, pa LSI_në jemi askush”. Keqardhje për tifozët e vërtetë që e ndjekin ekipin kudo dhe turp për politikën dhe futbollin shqiptar. Dhurrojnë mbështetje pa kërkuar gjë dhe marrin vetëm zhgënjim dhe mosmirënjohje. /jetaoshqef.al

tmp_30566-Screenshot_2016-05-14-23-46-45-2067153643