Luftëtari “rrëzon nga froni” Skënderbeun në Gjirokastër
November 30, 2016
Luftëtari po tregon se është një kockë e fortë në kampionat dhe jo më kot ka ndalur sot edhe Skënderbeun. Kampionët në fuqi kanë hedhur një hap fals për titullin e shtatë radhazi. Në stadiumin e rikonstruktuar ndeshja ka përfunduar me shifrat e bardha 0-0.
Një ndeshje me shumë pak raste por me mjaft kartona të verdhë. 7 herë e tregoi gjyqtari kartonin duke treguar se sfida në vetvete kishte ashpërsi. I vetmi moment i diskutueshëm ishte një penallti që u kërkua nga klubi korçar, më saktë një depërtim i Latifit në zonë që shoqërohet me një rrëzim, por asgjë për gjyqtarin.
Më këtë barazim Skënderbeu humbet vendin e parë pasi Kukësi ka mundur 2-0 Laçin duke marrë kryesimin. Ndërsa Luftëtari mban vendin e 6-të me 14 pikë.