Luftëtari sillet po njësoj si me Hysin. Shkarkon papritur trajnerin Haxhiu
Trajneri vlonjat, Gerd Haxhiu nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Luftëtarit.
Edhe pse e mori drejtimin e gjirokastritëve pak javë para fundit dhe arriti të sigurojë ngjitjen në Superiore me ta, Haxhiu s’është më pjesë e planeve të Luftëtarit. Arsyet e largimit nuk dihen. Klubi ka njoftuar thjesht se marrëveshja ka përfunduar me konsensus.
“K.S Luftetari ben me dije se me konsensus ka perfunduar marreveshja me trajnerin Gerd Haxhiu. Luftetari falenderon teknikun vlonjat per punen e bere gjate kohes qe ishte ne drejtim te skuadres. Pune e cila u kurorezua me ngjitjen e Luftetarit ne Superlige. K.S Luftetari i uron trajnerit Haxhiu suksese ne karieren e tij”, njofton klubi gjirokastrit.
Në mënyrë të papritur u shkarkuar dhe ish-trajneri Hysi disa muaj më parë, pavarësisht se ekipi i drejtuar prej tij ishte në krye të Kategorisë së Parë.