Luiza Mandi, aksion simbolik me të rinjtë për pastrimin e mbetjeve urbane [FOTO]

Kandidatja e koalicionit të majtë Luiza Mandi ka ndërmarrë sot një aksion simbolik për pastrimin e Libohovës nga mbetjet urbane. Ajo shoqërohej në këtë nismë nga disa të rinj dhe pjesëtarë të stafit të saj elektoral. Të gjithë bashkë për disa orë ata pastruan në disa zona të Libohovës, kryesisht në lagjet “Kalista” e “Marinë” si dhe më pas u ndalën në kalanë e qytetit. Aksioni i sotëm ishte më shumë simbolik, për të treguar gjithashtu nevojën emergjente që ka Libohova për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Herë pas here te Libohova Online e kemi ngritur problemin e mbetjeve urbane. Pastrimi i Libohovës nuk bëhet në mënyrë tërësore dhe sistematike. Në shume xhepa apo përrenj ka grumbullim mbetjesh prej vitesh dhe askush nuk i pastron. Kandidatja Mandi premton zgjidhje të këtij problemi pasi të mandatohet si kryebashkiake e Libohovës.

11303713_10204291047771880_544418275_n11350317_10204291047731879_720439895_n11291890_10204291047251867_128578624_n11208765_10204291047451872_1087899060_n11291903_10204291048491898_152255987_n11358687_10204291047811881_561697758_n11297864_10204291047331869_363315652_n11328808_10204291047491873_1008705487_n