Lum kanabis, asgjësohen edhe mbi 9 mijë rrënjë. Asnjë i arrestuar

Policia.Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Shkozës së Vadhez” , Krahës 2 ,Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 25 parcela 9 300 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “.