“Lumë” droge në Qarkun Gjirokastër, policia asgjeson 2 152 rrënjë kanabis

policia-korr-drogen-1024x576Qarku i Gjirokastrës vijon të mbetet një nga më problematikët sa i përket kultivimit të kanabis sativa. Pas pastrimit të Lazaratit, bima narkotike po kultivohet në zona të tjera të këtij qarku. Gati përditë policia kryen operacione për asgjësimin e saj.

Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjësimin e 1.100 rrënjëve bimë narkotike Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Mollët” në fshatin Golëm Gjirokastër.

Po gjatë ditës së djeshme,nga strukturat e policisë së Komisariatit Tepelenë u gjetën dhe u asgjesuan 1.140 rrënjë bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa në vendin e quajtur “Lisi i Pelivanit”, lagjia Çorraj, fshati Gllavë, Tepelenë.
 
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.