Makina e djegur në Lazarat, zjarrvënie e qëllimshme apo defekt teknik?

158793Një automjet ështe gjetur i djegur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.  Mjeti tip ML që mësohet se i përket një banori të zonës është djegur në pjesën e sipërme, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme apo defekt teknik. 

A1 Report sjell foto nga makina e djegur, ndërsa burime pranë policisë bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën. Flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll nga zjarrëfiksja, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethnave të kësaj ngjarjeje.