Mandi vijon fushatën, takohet me banorë të lagjes pranë Kalasë së Libohovës

Luiza Mandi, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë, ka vijuar takimet e saj elektorale me qytetarët. Kësaj here ajo zhvilloi takime derë më derë me banorë të lagjes pranë kalasë së qytetit. Mandi ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe problematikën e qytetarëve, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit. Ajo u zotua para banorëve që me zgjedhjen në krye të bashkisë, dora e qeverisjes vendore do të ndjehet më shumë në Libohovë përmes investimeve të shumta që do të realizohen. “Unë kam mbështetjen e qeverisë dhe do të bëj përpjekje maksimale që cdo projekt i dërguar nga Bashkia Libohovë të financohet. Me ndarjen e re administrative, buxheti i bashkisë tonë do të jetë akoma më i lartë duke rritur mundësinë për investime”, u tha Mandi banorëve. Kandidatja e së majtës pritet që takimet e saj t’i vazhdojë edhe në ditët e ardhshme në zona të tjera të Libohovës.

11196405_10204095949974557_1300697260_o11194768_10204095957894755_288106787_o11204848_10204095949294540_20561717_o11032375_10204095951214588_294859327_o11204475_10204095963374892_1846173794_o11207917_10204095962494870_1761603709_o