“Marca”: Ronaldo më i shtrenjtë se Bale
Transferimi i Cristiano Ronaldos në vitin 2009 nga Manchester United te Reali i Madridit vazhdon të mbetet më i shtrenjti në historinë e futbollit.
Edhe pse pak javë më parë “Football Leaks”, nëpërmjet argumentave të saj faktoi se Gareth Bale kishte kushtuar më shumë se portugezi, sipas “Marca”-s, shifra e paguar nga Reali për Ronaldon shkon 104.7 milionë Euro. Për të ballafaquar faktet, “Marca” kujton se Reali dhe Tottenhami kishin rënë dakord që për transferimin e Bale në “Santiago Bernabeu” pagesa të mund të kryhej në dy modalitete: 91 589 842 Euro në një këst të vetëm, ose në katër këste 24 935 895 Euro kësit. Duke përfshirë edhe taksën e solidaritetit të FIFA-s, shuma e paguar për Bale thuajse arrinte 100 milionë Euro.
Në vitin 2009, Reali i Madridit arriti marrëveshjen me Manchester United për blerjen e Cristiano Ronaldos për 96.9 milionë Euro. Në këtë shumë përfshihet edhe taksa e solidaritetit. Për ta siguruar këtë shumë, Reali siguroi një kredi në Banken e Santanderit dhe më pas një tjetër te Cajamadrdit, për një total prej 72 milionë Eurosh, që duhet ta shlyente në 3 kestë, ndërsa 25 milionë Euro i financoi nga të ardhurat e klubit. Bashkë me interesat e Bankës, shumë që klubi madrilen shpenzoi për Ronaldon kapi shifrën 104.7 milionë Euro. Pra pas këtij ballafaqimi shifror rezulton se për 3 herë fituesin e Topit të Artë, Reali pagoi 5 milionë Euro më shumë se për uellsianin. Nëse u referohesh çmimeve të vendosura në marrëveshjet me klubeve dhe jo modaliteteve të pagesave, Ronaldo ka kushtuar 96.9 milionë, ndërsa Bale 91.5 milionë Euro./SuperSport