Marrëveshja Rama-Basha, shkarkohet bashkëshortja e Vangjel Tavos

Përveç 7 ministrave që largohen nga qeveria, për t’u zëvendësuar me persona të tjerë jo politikë, marrëveshja e mbrëmshme Rama-Basha parashikon edhe largimin e disa drejtorëve të rëndësishëm.

Mes atyre që largohen është edhe Suela Popa, bashkëshortja e deputetit të LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo.

Ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. (AZHBR)

Më poshtë emrat e drejtorëve të tjerë.

  1. Drejtori i OSHEE, Ardian Çela
  2. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Artan Lame
  3. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirjan Muho
  4. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Miklovan Kopani

/ArgjiroLajm.net/