Marrja me qera e pronave shtetërore, përcaktohet tarifa dyshime për Libohovën
Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat dysheme për dhënien me qira të ndërtesatave shtetërore.
Sipas tabelave të reja, qiraja për një metër katror tokë shtetërorë në Libohovë do të kushtojë jo më pak se 50 lekë të reja për metër katrorë. Në qytetin e Gjirokastrës çmimi minimal do të jetë jo më pak se 75 lekë për metër katrorë.
Njeherësh Këshilli i Ministrave ka vendosur të jepen me qira edhe sipërfaqet në pronësi të ndërmarrjeve, por që nuk shfrytëzohen prej tyre. “Shtesa në kontratë ose kontrata e re, në rastet kur në administrim të shoqërive, ndërmarrjeve shtetërore apo institucioneve shtetërore kanë mbetur pasuri shtetërore truall, me sipërfaqe jo më shumë se 1 000 (një mijë) m2, që janë të pashfrytëzueshme për shkak se janë të rrethuara ose në kufi nga i njëjti pronar ose pronarë të tjerë dhe kur kjo sipërfaqe kërkohet të merret me qira nga i njëjti pronar”, përcakton Këshilli i Ministrave.