Martha Zhapa zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Gjirokastër

Forumi i Gruas Socialiste në Gjirokastër zhvilloi sot zgjedhjet për kryetaren e re.

Në përfundim të numërimit të votave rezultoi fituese Martha Zhapa.

Ajo mori më shumë vota se kandidatja tjetër, Albana Hasanaj.

Bashkë me zgjedhjet për kreun e ri të Forumit të Gruas, gratë dhe vajzat socialiste të Gjirokastrës votuan edhe për zgjedhjen e delegateve në Kongresin e PS-së.