Masakër mjedisore, shihni si digjen gomat në rrugën Sofraktikë-Libohovë (FOTO&VIDEO)

Sikur të mos mjaftonte fakti që pranë lumit në rrugën Sofratikë-Libohovë depozitohen dhe digjen prej kohësh mbetje urbane, jo vetëm të Libohovës, por edhe Dropullit, së fundi ka filluar edhe djegia e gomave. Libohova Online sjell foto dhe video nga pamja që të ofrohej sot teksa kaloje në këtë rrugë.

Mbi 10 goma makinash digjeshin përbri rrugës, duke emetuar në atmosferë ndotje të jashtëzakonshme.

Dyoksina dhe oksidet tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Nuk dihet kush i ka depozituar gomat në këtë vend dhe i ka vënë flakën. Cilëtdo qofshin, Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë para përgjegjësisë autorin apo autorët e kësaj masakre mjedisore.

/Libohova Online/