Maturantët mbetës, vjeshta nis sot me gjuhën e huaj

Maturantet-provim_8Maturantet mbetes nisin sot sezonin e provimeve te vjeshtes, duke filluar me provimin e gjuhes se huaj. Ministria ben me dije se provimet do të fillohen në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. 

Ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 4 orë. Nderkohe qe Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në provim në orën 11:30. 

“Provimet e detyruara do të kenë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje do të jenë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë. Provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje nga të cilat 10 pyetje me alternativa që do vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje me zhvillim që do vlerësohen me 30 pikë”- njofton MAS. 

Provimet do të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Vetëm ZA Tropojë, ZA Lushnje dhe ZA Sarandë do t’i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. 

Datat e provimeve janë si më poshtë: 


Gjuhë e huaj 10 shtator 2014 

Gjuhë shqipe dhe letërsi 13 shtator 2014 

Matematikë 16 shtator 2014 

Lëndë me zgjedhje 22 shtator 2014 

Numri i nxënësve për provimin gjuhëve të huaja është: 

Gjuhë angleze 1.546 nxënës 

Gjuhë frënge 376 nxënës 

Gjuhë italiane 328 nxënës 

Gjuhë gjermane (Nuk ka) 

Numri i nxënësve për provimet e tjera është: 

Gjuhë shqipe dhe letërsi 6.500 nxënës 

Matematikë 14.360 nxënës 

Provimet me zgjedhje 10.864 nxënës 

Në provimin e Maturës Shtetërore 2014-të, sesioni i dytë, kanë të drejtë të marrin pjesë: 

a) Maturantët/kandidatët që nuk rezultojnë kalues në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2014-të, sesioni i parë. 

b) Maturantët që kanë qenë pakalues në një ose dy lëndë, në vitin shkollor 2013-2014 dhe i kanë shlyer ato në sesionin e vjeshtës. 

c) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014-të, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore. 

d) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njësuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm të ngritur me Urdhrin e MAS, Nr.108, datë 31.03.2014, por që duhet të japin një apo dy provim me zgjedhje. 

Për kandidatët, gërma a) dhe b) është i vlefshëm Formulari A1. 

Për kandidatët, gërma c) dhe d) duhet të kenë plotësuar Formularin A1Z nga 1 deri në 5 shtator 2014-të. /Bw

Libohova Online